Lajm i keq për Shqipërinë, Broja as në bankën rezervë ndaj Anglisë

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 21:13
 Lajm i keq për Shqipërinë, Broja as në bankën rezervë ndaj Anglisë

Armando Broja do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për sfidën kundër Anglisë, mbrëmjen e sotme në “Wembley”.

Sulmuesi shqiptar do të jetë në tribuna për ndeshjen më të rëndësishme të kuqezinjve në këto eliminatore.

Broja nuk ka arritur të bindë 100% trajnerin Edi Reja, pas bashkimit të tij me kombëtaren në Londër dhe në sfidën kundër Anglisë nuk do jetë as në stolin e rezervave, tekniku i përfaqësueses tonë e ka dërguar atë në tribunë.

Shqipërinë vetëm fitorja e mban në lojë për kualifikim në Kampionatin Botëror.

(Kosova Sot Online)