Trajneri e shpjegon dhe i reagon ashpër Ronaldos, zotohet se Portugalia do të shkojë në Botëror

  • S.A /
  • 15 November 2021 - 10:03
Trajneri e shpjegon dhe i reagon  ashpër  Ronaldos, zotohet se Portugalia do të shkojë në Botëror

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, është munduar të ta minimizojë reagimin e ashpër të Cristiano Ronaldos pas humbjes 2:1 kundër Serisë, duke këmbëngulur se Portugalia do ta sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022. Serbia udhëtoi drejt Lisbonës e vetëdijshme se një fitore do t’ia fitonte Grupin A dhe rrjedhimisht do t’ia siguronte një vend në Katar 2022. Renato Sanches e kishte kaluar Portugalinë në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, por Serbia ia doli të rikthehej për të fituar falë golave nga Dusan Tadic dhe Aleksander Mitrovic.

Pas golit të Mitrovicit në minutën e 90-të, Ronaldo u ul në bar i përlotur nga dëshpërimi i dështimit të ekipit të tij kombëtar. I zemeruar me dështimin për t’u kualifikuar automatikisht, Ronaldo bëri me gjeste në drejtim të trajnerit të vet. Por Santos nuk deshi t’i kushtojë rëndësi kësaj në konferencë pas ndeshjes, duke u zotuar se Portugalia do ta presë biletën për Katar përmes play-off’it. “Askush nuk po shpjegonte asgjë. Ai po i tregonte dikujt tjetër se atje (në Serbi) ai e kishte shënuar një gol në çastet e fundit por gjyqtari nuk e kishte pranuar”, tha Santos kur u pyet për Ronaldon. “Askush  nuk shkon pas ndeshjes për të shpjeguar çfarë ndodhi apo nuk ndodhi. Unë shkova për t’iu thënë lojtarëve ta mbajnë kokën lart”, theksoi ai. “Ekipi im do të jetë në Kupën e Botës në Katar. Kjo është e sigurt. Kombëtarja serbe e fitoi Grupin duke i mbledhur 20 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Portugalia ngeli e dyta me 17 pikë. Portugezët me Ronaldon në krye do të kërkojnë një vend në Botëror përmes play-off’it në mars. Në play-off për një vend në botëror Portugalia do të përballet me njërën prej këtyre kombëtareve: Suedinë, Uellsin, Zvicrën, apo Italinë, Finlandën apo Ukrainën, Skocinë, njëra mes Turqisë, Norvegjisë apo Holandës, si dhe Rusinë, Poloninë apo Anglinë dhe Maqedoninë e Veriut apo Rumaninë. 

(Kosova Sot Online )