Lexoni edhe:
Tyxhari mashtrues e mafio-politik, Behgjet Pacolli, në aksion për t’a zhvatur edhe qeverinë Kurti!
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka mohuar se trajneri i ri Xavi Hernandez ia kishte anuluar një intervistë me një TV madrilene, duke e quajtur këtë një tjetër shpikje të mediave.
Xavi u emërua trajner i Barcelonës në fillim të këtij muaji në një marrëveshje trivjeçare e gjysmë. 41-vjeçari, i cili luajti 17 vjet për Barcelonën duke i fituar 25 trofe në 767 paraqitje, gjatë prezantimit në Camp Nou u zotua se do të sjellë rregull në zhveshtoren e tij.
Por mbrojtësi veteran dhe ish-bashkëlojtari i tij Pique ka thënë se intervista e tij e paraparë për programin “El Hormiguero” është anuluar nga vetë ai dhe se Xavi nuk ka qenë fare në dijeni për këtë.
“Xavi nuk e di madje se unë e kam anuluar vizitën time te El Hormiguero”, tha Pique.
Ai shtoi: “Njerëzit flasin sepse mediat shkruajnë për gjërat që njerëzit duan t’i dëgjojnë. Njerëzit lexojnë dhe konsumojnë. Problemi janë ata që shpikin”.
Xavi e mori në dorën Barçën në vendin e nëntë në tabelën e La Ligës, me 11 pikë larg liderit Real Sociedad dhe gjashtë pikë larg top katërshes.
Ndeshja e tij e parë si trajner i Barcelonës do të jetë kundër Espanyolit më 20 nëntor në Camp Nou.
(Kosova Sot Online )