Trajneri i Italisë Mancini: Prapëseprapë jemi ekip shumë i fortë

  • S.A /
  • 16 November 2021 - 10:13
Trajneri i Italisë Mancini: Prapëseprapë jemi ekip shumë i fortë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, këmbëngul se ekipi i tij është shumë i fortë, pas dështimit për të shkuar automatikisht në Kupën e Botës, megjithëse në kohët e fundit është dukur hija e ekipit që u kurorëzua kampion i Evropës në korrik.

Italia e dinte se i duhej ta mposhte Irlandën e Veriut në Belfast të hënën dhe të shpresonte se Zvicra nuk do të siguronte goldallim më të mirë se ajo në duel me Bullgarinë,

Por barazimi me Irlandën Veriore dhe fitorja e Zvicrës 4:0 ndaj bullgarëve i qartësoi gjërat, me helvetikët që shkuan direkt në Katar dhe me Italinë që do ta kërkojë një vend në Botëror përmes play-off’it në mars.

Duke folur pas ndeshjes, Mancini tha: “Jam i zhgënjyer. Ne ia koklavitëm jetën vetes dhe kualifikimin është dashur ta siguronim para dy ndeshjeve. I patëm mundësitë tona por s’i shfrytëzuam, por ende kemi mundësi të kualifikohemi”.

Vetëm katër muaj pasi i mahniti të gjithë duke e fituar Euro 2020 dhe duke e vendosur një rekord të ri prej 37 ndeshjeve radhazi pa humbje, Mancinit tani i duhet ta kthejë në binarë Italinë.

“Unë vazhdoj të besoj se ne jemi ekip i madh. Kjo është një kohë e vështirë, ne e lëshuam nga dora kualifikimin (direkt)”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )