Duka krenar me Shqipërinë: Do ta arrijmë synimin Euro 2024

  • S.A /
  • 16 November 2021 - 10:19
Duka krenar me Shqipërinë: Do ta arrijmë synimin Euro 2024

I kënaqur me vendin e 3-të në grupin I dhe me rekordin e pikëve që arriti Shqipëria në eliminatoret e Botërorit Katar 2022, presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili ka vlerësuar paraqitjen e kuqezinjve në këto kualifikuese teksa me një postim në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet se kombëtarja është në rrugë të mbarë për të arritur objektivin që është Euro 2024.

POSTIMI I DUKËS

“Mbyllëm sot eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, pas një fitore të mundimshme, por shumë të rëndësishme, ndaj Andorrës në Tiranë.

Përfunduam një rrugëtim përgjithësisht pozitiv ku si asnjëherë në histori siguruam 18 pikë. Morëm 6 fitore, rinovuam skuadrën, ju dha hapësirë elementëve të rinj dhe sot kemi një skuadër me një moshë mesatare ndër më të rejat. Jemi gjithashtu koshient se paraqitja me Anglinë ishte shumë larg asaj që ne pretendojmë nga kjo skuadër, apo humbjet me Poloninë sollën zhgënjim të madh, por është koha të shikojmë me besim përpara.

Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur. Me punë, ashtu siç kemi treguar gjithmonë, ne do t’i arrijmë objektivat tonë, ato për të qenë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në Euro2024”.

(Kosova Sot Online )