Nuk ka fitues në ndeshjen Argjentinë – Brazil

  • S.A /
  • 17 November 2021 - 09:16
Nuk ka fitues në ndeshjen Argjentinë – Brazil

Ka përfunduar pa fitues derbi i kombëtarëve në Amerikën Latine. Argjentina dhe Brazili kanë barazuar 0-0.

Klasikja e Amerikës Latine në mes të Argjentinës dhe Brazilit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0. Ishte një pjesë e parë e qetë, pa ndonjë rast të mirëfilltë të krijuar qoftë nga kombëtarja e Argjentinës apo ajo e Brazilit.

Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i minutës së 41-të nga një aksion që e nisi Messi. Rodrigo de Paul pati një goditje të fortë në drejtim të portës, por në vend ishte Alisson Becker që e priti goditjen e fuqishme të argjentinasit.

Në minutat e fundit të kësaj pjese ishin vendasit që rrezikuan më shumë por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të mirë të Argjentinës, të cilët sulmuan portën kundërshtare qysh në fillim të saj. Por, kjo si duket ndikoj në lodhjen e ekipit argjentinas që nuk arriti të këtë shanse për të fituar.

Rasti i parë më i rrezikshëm në pjesën e dytë ishte ai i Matheus Cunha që bëri një goditje të fuqishme në drejtim të portës në minutën e 72-të por që shpëtimtar i portës së Argjentinës ishte Emiliano Martinez.

E rasti më i mirë në këtë ndeshje ishte në minutën e 89-të.

Messi lansoi një projektil më të majtën e tij potente, por Becker ishte përsëri në vend dhe e mbrojti goditjen e tij.

Ky barazim më shumë i konvenon Brazilitë, të cilët tashmë ka vitet që nuk e njohin humbjen por edhe Argjentina është në pozitë të mirë për kualifikim tutje.

Brazili në zonën e Conmebol apo në zonën e Amerikës së Jugut është i pari në vendin e parë kurse pas Brazili është Argjentina në vendin e dytë. Top pesqën e Amerikës Latine nga 14  renditen kombëtaret si:  Argjentina, Ekuadori, Kolumbia dhe Peru.

(Kosova Sot Online )