Ylli i Juventusi: Ne do t’ia dalim edhe pa Ronaldon dhe ai e di këtë

  • S.A /
  • 17 November 2021 - 09:24
Ylli i Juventusi: Ne do t’ia dalim edhe pa Ronaldon dhe ai e di këtë

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo, ka këmbëngulur se bardhezinjtë do t’ia dalin të arrijë sukses edhe në mungesë të Cristiano Ronaldos dhe se ylli portugez është i vetëdijshëm për këtë.

Juventusi po vuan këtë sezon në Serie A, megjithatë në Ligën e Kampionëve i ka fituar të gjitha ndeshjet deri tani. Ndërkohë, Ronaldo ka shënuar gola të rëndësishme për Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë.

“Ronaldo do të vazhdojë të na mungojë, natyrisht, por Juventusi ka kapacitet dhe ADN për t’u kthyer në binarë edhe pa Ronaldon dhe të arrijë fitore me punë të zellshme dhe flijim. Dhe Cristiano e di këtë”, tha Danilo.

Por Danilo e pranon se Juves i mungon Ronaldo dhe golat e tij.

“Çdo ekipit do t’i mungonte Cristiano Ronaldo dhe të gjitha ekipet që i ka lënë ai kanë vuajtur nga mungesa e tij. Me të çdo shans është gol, numrat e tij nuk gënjejnë”, shtoi ai.

Ronaldo i shënoi 101 gola në 134 ndeshje garuese për Juventusin. 

(Kosova Sot Online )