Boksieri Robin Krasniqi fejohet me modelen kosovare, publikohen fotot

  • S.A /
  • 17 November 2021 - 10:17
Boksieri Robin Krasniqi fejohet me modelen kosovare, publikohen fotot

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, është fejuar me modelen Marigona Krasniqi.

Dyshja deri më tani kanë qëndruar larg kamerave, gjersa në mediat rozë është aluduar vazhdimisht për raportet mes tyre.Megjithatë të martën, sportisti me prejardhje nga Juniku ka konfirmuar romancën e tij me bukuroshen Krasniqi, përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Në fotografi, Robin mund të shihet duke i dhuruar një puthje Marigonës, teksa ka vendosur një emoji në formë zemre në mbishkrimin e fotografisë.

Por, me fotot e publikuara sot nga Marigona, duket se ata janë fejuar.

Në një prej fotove, shihet Robini duke ia mbajtur dorën Marigonës, e cila ka një unazë që duket si e fejesës.Kujtojmë që më parë, Robin Haxhi Krasniqi ka qenë në lidhje me modelen shqiptare Heidi Lushtaku, e cila jeton dhe vepron në Gjermani.

(Kosova Sot Online )