Ofron 200 milionë euro për Mbappe, Perez kritik ndaj PSG-së

  • S.A /
  • 17 November 2021 - 13:21
Ofron 200 milionë euro për Mbappe, Perez kritik ndaj PSG-së

Florentino Perez nuk ende nuk e përtyp dot faktin që verën e shkuar Reali i Madridit nuk arriti të firmoste me Kylian Mbappe, edhe pse dëshira e sulmuesit francez ishte të transferohej te Los Blancos.

Në një prononcim presidenti i Los Blancos ka sulmuar drejtuesit e klubit parizien duke folur me tone të ashpra për faktin se refuzuan një ofertë prej 200 milionë eurosh nga merenguesit për kartonin e sulmuesit të talentuar të cilit kontrata me PSG i skadon në verën e vitit të ardhshëm.“Kontratat duhet t’i respektojmë, por do të tentojmë të afrojmë futbollistët më të mirë në qarkullim.

Për ta bërë këtë duhet të kemi edhe disponiblitetin ekonomik. Në këtë kohë edhe kur ofron 200 milionë euro nuk t’i shesin. Është më mirë t’i marrësh kur shkojnë në skadencë kontrate, sepse në këtë moment ekziston çmenduria e klubeve që janë në pronësi të shteteve të ndryshme që nuk t’i shesin futbollistët”, theksoi Florentino Perez

(Kosova Sot Online )