Befaso Dinamo e Zagrebit, nxjerr në shitje fanellën legjendare të vitit 1990 – në atë kohë luante Kujtim Shala, ndërsa sot u prezantua nga Arijan Ademi

  • S.A /
  • 17 November 2021 - 16:48
Befaso Dinamo e Zagrebit,  nxjerr në shitje fanellën legjendare të vitit 1990 – në atë kohë luante Kujtim Shala, ndërsa sot u prezantua nga Arijan Ademi

Dinamo Zagreb prezantoi fanellën e dytë nga pesë fanellat e koleksionit që rikthehen në kohë kujtesën e tifozëve të këtij klubi.

Këto fanella përfaqësojnë kopjet e fanellave që kanë një vend të rëndësishëm në historinë e klubit kroat.

Fanellat u zgjodhën duke kombinuar disa kritere, si rëndësinë historike, rezultatet sportive, ngjarjet e rëndësishme dhe atraktivitetin e dizajnit.

Sot është prezantuar edhe fanella e sezonit të paharrueshëm 1989/90, e cila është veshur nga një prej gjeneratave më të dashura në historinë e klubit, shkruan Index.hr.

Zvonimir Boban, Kujtim Shala, Drazen Ladic, Davor Suker, Andrej Panadic, Mladen Mladenovic e emra të tjerë që nën drejtimin e trajnerit Josip Kuze ishin kampionët e vjeshtës në Superligën e Jugosllavisë atë sezon dhe mbajtën vendin e parë deri në fund të kampionatit, përpara se Crvena Zvezda më e fortë e të gjitha kohërave tua merrte titullin.

Dinamo u rrëzua në fund të kampionatit, ndërsa ndeshja që nuk u luajt me Zvezdën, që u bë kampione e Evropës më pas, kishte brenda saj një prej historive më të njohura në futboll në atë kohë.

(Kosova Sot Online )