COVID-19 po i shkakton shumë telashe Bayernit, edhe 3 raste të reja

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 22:03
COVID-19 po i shkakton shumë telashe Bayernit, edhe 3 raste të reja

COVID-19 nuk di të largohet nga Bayerni Munich dhe duket sikur ka ‘zënë rrënjë” në këtë skuadër.

Sipas mediave gjermane në klubin bavarez janë shfaqur 3 raste me covid-19. Mbrojtësi Josip Stanisi, menaxheri Bastian Wernscheid dhe një tjetër pjesëtar i stafit që nuk është bërë akoma emri i tij publik.

Ky sigurisht është një lajm i keq për Bayern, pasi vetëm 2 ditë para sfidës me Augsburg rezultojnë pozitiv pjesëtarë të skuadrës.

Lajm i mirë është sepse nuk ka lojtarë të karantinuar sepse gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur kontakte me personat e infektuar.

(Kosova Sot Online)