Dillian Whyte – Tyson Fury: Përballja e zjarrtë nuk zhvillohet për shkak të rastit të hapur ligjor në WBC

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 09:45
Dillian Whyte – Tyson Fury: Përballja e zjarrtë nuk zhvillohet për shkak të rastit të hapur ligjor në WBC

Dillian Whyte është tejet i pafat, pasi duket se nuk do të mund të sfidojë Tyson Furyn për titullin WBC.

Komisioni i kësaj kategorie të rënë i bëri të ditur Gypsy Kingut se duhet të zgjedh mes sfiduesit për titull ose të përballet me Oleksandr Usyk. Por, Anthony Joshua e aktivizoi menjëherë klauzolën për rimeç me ukrainasin dhe tani Fury duhet të pres edhe 30 ditë të tjera. Whyte është aktualisht i lënduar dhe ka një proces ligjor me WBC-në që hetojnë rastin e tij, e Gypsy King ende nuk e di se kush do të jetë sfiduesi i tij.

Britaniku tjetër është aktualisht kampion i përkohshëm në këtë peshë dhe natyrisht se është ehde kundërshtar i detyrueshëm për Furyn.

Nëse përballja e Whyte me Otto Wallin do të zhvillohej më 30 tetor, atëherë do të ishte më e lehtë të përcaktohej sfiduesi i Furyt, por që tani situata është paksa e komplikuar. Prej disa muajsh dihet se britaniku kishte marrë masa ndaj organit sanksionues në ndjekje të shansit për titull, megjithëse pak është bërë publike për specifikat e çështjes.

WBC tregoi se çështja është aktualisht në një gjykatë arbitrazhi, pa zgjidhje ende, prandaj ata nuk mund të urdhërojnë një kundërshtar të detyrueshëm. Kur u pyet së fundmi për rastin në vazhdim në korrik, promotori i Whyte, Eddie Hearn thjesht tha për talkSPORT.com : “Po, është ende në vazhdim. Unë mendoj se Dillian Whyte po kërkon përgjigje dhe pak drejtësi”.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas dhe për momentin nuk është dhënë asnjë afat kohor për zgjidhjen e çështjes ligjore. 

(Kosova Sot Online )