Kosova garon për medalje Kampionatin Botëror të Karatesë në Dubai

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 09:50
Kosova garon për medalje Kampionatin Botëror të Karatesë në Dubai

Kosova është në garë për katër medalje të bronzta në Kampionatin Botëror të Karatesë që mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Pas Fortesa Oranës (+68 kg) e Elhami Shabanit (-84 kg), edhe Ylli Cenaj (-67 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg) do të vazhdojnë rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe”.“Iu urojmë fat dhe suksese në luftërat e nesërme”, thuhet në një publikim në faqen e KOK-ut në Facebook.

Kosova është e njohur për suksese të mëdha në sportet individuale dhe shpesh ka fituar medalje të rëndësishme në gara evropiane dhe botërore.

(Kosova Sot Online )