Zinedine Zidane i kthen përgjigje Manchester Unitedit

  • S.A /
  • 22 November 2021 - 10:26
Zinedine Zidane i kthen përgjigje Manchester Unitedit

Zinedine Zidane nuk është i interesuar ta marrë drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit tani për tani, pasi gjiganti i Premierligës e kishte kontaktuar francezin për postin e trajnerit.

Unitedi është në kërkim të një trajneri të ri, pasi të dielën e shkarkoi trajnerin e deritanishëm Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes 4:1 kundër Watfordit të shtunën.Zidane u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit për herë të dytë në maj të këtij viti.

Ai i fitoi tre trofe radhazi në Ligën e Kampionëve nga viti 2016 me Madridin.

Pasi u largua më 2018, Zidane u kthye në Bernabeu dhe e fitoi La Ligën dhe Superkupën e Spanjës më 2020.

Por ai nuk dëshiron ta udhëheqë Unitedin në këtë kohë, sipas burimeve të BBC-së.

Përveç Unitedit, interesim për të kanë shfaqur edhe Kombëtarja e Francës dhe Paris Saint-Germain. Sipas BBC-së, Zidane po mendon ta marrë drejtimin e njërës prej këtyre dy ekipeve kurdo që t’i jepet mundësia.

Mauricio Pochettino, për të cilin është folur tash e një kohë se mund t’i bashkohet Unitedit, e ka besimin e plotë të PSG-së. 

(Kosova Sot Online )