Uzuni vazhdon me gola te Ferencvaros

  • S.A /
  • 22 November 2021 - 11:09
Uzuni vazhdon me gola te Ferencvaros

“Myrto Uzuni shënon për Ferencvarosin”, është refreni i thuajse çdo javë.

Në raundin e 13-të të Ligës së Parë të Hungarisë, realizoi në pjesën e dytë golin e tretë të skuadrës së tij në fitoren 3-0 ndaj Mol Fehervar.

Është i gjashti në total në kampionat në këtë sezon, por ka shënuar edhe tetë gola në Kupën e Hungarisë, katër në Champions në fazat eliminatore dhe dy në Europa League. Shifra të një “bomberi” të vërtetë, por kjo shkallë realizimi nuk reflektohet në Kombëtare.

Sulmuesi beratas ka shënuar dy herë gjatë eliminatoreve të Botërorit, por në të dy rastet e ka shtyrë topin në rrjetë ndaj San Marinos, në fitoret 0-2 jashtë dhe 5-0 në Shqipëri.

Në Kombëtaren ende presin Uzunin e Ferencvarosit.

(Kosova Sot Online  )