LeBron James dënohet pasi e goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin

  • S.A /
  • 23 November 2021 - 09:46
LeBron James dënohet pasi e goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin

LeBron James është pezulluar për një ndeshje për herë të parë në karrierën e vet, pasi u përlesh me Isaiah Stewart në fitoren e Los Angeles Lakers kundër Detroit Pistons të dielën mbrëma.

Incidenti i së dielës ndodhi në çerekun e tretë kur Lakers po humbnin 78:66 në Detroit.

Por Lakers ia dolën ta përmbysin rezultatin dhe e fituan ndeshjen në fund 121-116.

James dhe Stewart u përjashtuan nga parketi pas incidentit. Ky ishte vetëm përjashtimi i dytë në karrierën e James, pasi i pari ndodhi më 2017.

Derisa James do të mungojë një ndeshje, Stewart e pësoi me keq dhe do të mungojë dy ndeshje.

Të hënën, NBA njoftoi se Stewart u pezullua sepse e përshkallëzoi incidentin dhe se iu vërsul në mënyrë agresive vazhdimisht Jamesit.

James u pezullua për shkak se e goditi në fytyrë Stewartin në mënyrë të pakujdesshme.

James do të mungojë sonte kur Lakers përballen me New York Knicks.

(Kosova Sot Online )