Lexoni edhe:
Dialog serioz pa SHBA-të nuk ka midis Kosovës dhe Serbisë, Asociacioni të largohet nga tavolina!
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pranuar se skuadra e tij ka të meta dhe është zotuar në përmirësimin e tyre, pas humbjes turpëruese 4:0 kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve të martën.
Juventusi e kishte të siguruar kalimin në rrethin e 16 më të mirëve dhe takimi i djeshëm ishte duel i drejtpërdrejt për vendin e parë në grup. Por pasi fitoi 1:0 në Torino falë një goli të Federico Chiesas, skuadra e Allegrit doli e dërrmuar nga Stamford Bridge të martën mbrëma.
Trevor Chalobah, Reece James, Callum Hudson-Odoi dhe Timo Werner shënuan për fitoren e thellë të skuadrës së Thomas Tuchel.
Kjo ishte humbja më turpëruese e Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe e para në të gjitha garat me rezultat 4:0 që prej disfatës 4:0 kundër Romës në Serie A më 2004.
Duke folur pas ndeshjes, Allegri tha: “Në pjesën e parë luajtëm mirë. Pas pushimit mes pjesëve, ata vazhduan me trysni ndaj ndesh dhe ne u treguam shumë të dobët te goli tretë dhe ai i katërti”.
“Është zhgënjim t’i pranosh katër gola, por synimi është arritur. I uroj djemtë për kalimin në rrethin e 16 më të mirëve”.
Ai shtoi: “Ne kemi të meta, nuk mund ta mohojmë. Por ne do të punojmë për t’i përmirësuar ato”.
(Kosova Sot Online )