Dialog serioz pa SHBA-të nuk ka midis Kosovës dhe Serbisë, Asociacioni të largohet nga tavolina!

Dialog serioz pa SHBA-të nuk ka midis Kosovës dhe Serbisë, Asociacioni të largohet nga tavolina!
Dialog serioz pa SHBA-të nuk ka midis Kosovës dhe Serbisë, Asociacioni të largohet nga tavolina!

Muhamet Kelmendi

  • 24 November 2021 - 08:00

Shkruan: Analisti- Muhamet Kelmendi

Një Asociacion serb si shoqate mund të krijohet, por pa kompetenca ekzekutive, politike dhe juridiko-gjyqësore, të cilat krijojnë pushtet të shkallës së dytë dhe që e shkatërron shtetin unitar dy shkallësh në Republike. Këto i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtine, z. Nichols Glacobbe i din. E dinë mirë së Kosova nuk lejon Republikë serbe, sepse dërgon te shkatërrimi i Republikës së Kosovës.

-Deklaratat e fundit të administratës amerikane janë të drejtuara kundër dy palëve në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo formë kështu e presionit është gabim sepse me këtë po njësohet dhe bëhen një Kosova me shtetin serb në çështjen e dialogut. Serbia është përgjegjëse. Kjo për faktin se Beogradi është shteti që nuk i ka zbatuar marrëveshjet e deritashme dhe se po bllokon dialogun me Asociacion,që është shpallur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës antiligjore. Drejtimin presionit njëjtë edhe ndaj Kosovës, si ndaj Serbisë, e ku Republika e Kosovës i ka zbatuar të tëra marrëveshjet, drejton deri te forcimi i pozitës së Beogradit. Për këtë ka ngulur këmbë shteti serb në Asociacion dhe nuk po ecë për para në dialog.

SHBA-të dhe BE me ndërmjetësit, z.Borel dhe z. Lojcak e dinë se shkaktar i gjendjes është Serbia. Në Beograd është përgjegjësia për këtë gjendje. Shumë qartë e dinë se Asociacioni krijon luftëra të reja në Ballkan dhe megjithatë po e tolerojnë Serbinë. Kështu nuk ka paqe. Paqja krijohet me temat domethënëse për paqen. Minoriteti serb i ka të drejtat absolute në Kosovë. Këtë e ka paraparë Plani i Ahtisarit. E Asociacioni serb me pushtet ekzekutiv dërgon te bosnjëzimi i Kosovës. Këtë nuk duhet kurrë Kosova ta lejon.

Temat në dialog janë shprehur shumë herë. Dhe për ata që mendojnë ndryshe, dialogu duhet të filloj me njohje, pastaj të kaloj te të gjeturit, dëmet e luftës, dënimi i dhunës gjenocidiale dhe përgjegjësia e shtetit serb për gjenocid. Nëse nuk zgjidhen këto tema nuk ka pse dialogohet.

Nuk mundet Kosova të eci prapa në shkatërrimin e Republikës nga okupatori shovinist serb. Kjo duhet kuptuar. Këtë e dinë në Vashington dhe në Bruksel e në vendet tjera. Dhe këtu duhet të koncentrohet dialogu. Pa këto tema nuk ecet përpara dhe nuk arrihet pajtueshmëria.

Çdo rrugë tjetër është shkatërrimtare ( shih:Asociacion dhe exterritorialitetet serbe në Kosovë). Këto dërgojnë deri te konfliktet e reja në Ballkan.

Po e përsëris: Për Kosovën është vdekjeprurës Asociacioni dhe exterritorialiteti serb në Kosovë. Këtë kurrsesi nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".