Trajneri i Baselit e pranon se Zhegrova dhe Kasami e bënë diferencën

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 11:08
Trajneri i Baselit e pranon se Zhegrova dhe Kasami e bënë diferencën

FC Basel tregoi një paraqitje solide në fitoren 3-2 ndaj Almaty deri në zëvendësimin e Edon Zhegrovës.

Talenti i Kosovës hyri në lojë në pjesën e dytë për të shënuar një gol shumë të bukur për 2-2, derisa pak minuta më vonë, Pajtim Kasami që ishte titullar – shënoi golin e fitores për 3-2.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Basel, Patrick Rahmen, i cili tregon se sa shumë me rëndësi për të janë zëvendësimet që bën dhe mbrëmë Zhegrova e shfrytëzoi më së miri duke ndryshuar ndeshjen.

“Lojtarët që hyn në lojë (përfshirë Zhegrovën) luajtën shumë mirë. Ata ishin të përgatitur”, tha Rahmen.

Ai ndër të tjera tha se gjithmonë iu jep udhëzime të qarta edhe lojtarëve zëvendësues. 

“Ne thamë para ndeshjes se duhej të tregonim forcë nga stoli. Ata që hyjnë duhet ta shikojnë ndeshjen që të dinë çfarë të bëjnë dhe ku mund të përmirësohen”, shpjegon 52-vjeçari, por këmbëngul se jo gjithçka ishte e keqe përpara ndryshimeve. 

(Kosova Sot Online )