Xavi e do Cavanin pasi s’mund të llogarisë në Agueron

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 11:45
Xavi e do Cavanin pasi s’mund të llogarisë në Agueron

Sergio Aguero do të jetë jashtë fushave për një kohë, nëse veçse nuk i var atletet për shkak të probleme me zemër.

Kështu, sipas “Fichajes”, Xavi Hernandez iu ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës një tjetër sulmues veteran. I përzgjedhuri është Edinson Cavani i Manchester United dhe raportohet se kanë nisur tashmë bisedimet.

Sipas Fichajes, Barcelona do të tentojë ta transferojë sulmuesin  në afatin kalimtar të janarit, pasi s’po gjen hapësira te ‘djajtë e kuq’, ka luajtur vetëm 270 minuta këtë sezon.

Xavi do t’i ofrojë fillimisht gjashtë muaj kontratë me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, deri në vitin 2023. 

(Kosova Sot Online )