Ulpiana e befason Prishtinën me pritjen që ia bën në Lipjan

  • S.A /
  • 27 November 2021 - 14:12
Ulpiana e befason Prishtinën me pritjen që ia bën në Lipjan

FC Prishtina do të takohet me Ulpianën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 16-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi Ulpiana e ka pritur në mënyrë madhështore skuadrën e Prishtinës derisa në zhveshtore e ka vendosur një pankartë me llogot e të dyja skuadrave me mbishkirmin: “Mirë se vini vëllezër”, “Stadiumi “Sami Kelmendi” është shtëpia juaj!”.FC Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdualh Ibrakoviq para këtij takimi zë pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri SC Gjilani (28).

Prishtinasit në sfidën e parë të këtij kampionati të zhvilluar me ish-trajnerin Zekirija Ramadani barazuan me Ulpianën në kryeqytet, me shifrat 1:1.(Kosova Sot Online )