Shorti i Kupës së Kosovës: Këto janë çiftet e rrethit të 1/16

  • S.A /
  • 29 November 2021 - 12:36
Shorti i Kupës së Kosovës: Këto janë çiftet e rrethit të 1/16

Kampioni i Kupës së Kosovës Llapi do të përballet me Kikën në rrethin e 32 më të mirëve të këtij edicioni, në përpjekje për ta mbrojtur kurorën. Shorti për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës u hodh sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kampioni në fuqi Llapi do të përballet me Kikën e Hogoshtit, klubin që bën gara në Ligën e Dytë apo kategorinë e tretë të futbollit në vend. Finalistja e vitit të kaluar, Prishtina, do të përballet me Besën e Pejës. Ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës do të zhvillohen këtë mesjavë.

Këto janë të gjithë çiftet e 1/16 së finales

Feronikeli – Fushë Kosova

Arbëria – Vitia

Ramiz Sadiku – Vushtrria

A&N – Gjilani

Drenica – Vllaznia

Besa – Prishtina

Malisheva – Istogu

Flamurtari – Ferizaj

Ulpiana – Vëllaznimi

KEK-u – Trepça

Drita – Drenasi

Rahoveci – Ballkani

Liria – Dukagjini

Llapi – Kika

Prizreni – Onix.

(Kosova Sot Online )