Milani s’di për fitore që një muaj, sonte s’ka rrugë tjetër pos tri pikëve, starton Behrami

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 19:56
Milani s’di për fitore që një muaj, sonte s’ka rrugë tjetër pos tri pikëve, starton Behrami

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën në mes Genoas dhe Milanit.

Milani s’di për fitore në tri takimet e fundit në Serie A, ka barazuar me Interin dhe është mposhtur në udhëtim nga Fiorentina dhe në shtëpi nga Sassuolo.

Sonte, nga ora 20:45, Milani kërkon që të lë prapa këto rezultate negative dhe të ruajë diferencën prej tre pikësh me liderin, Napolin, dhe të mbajë Interin sa më larg në renditje.

Fitorja e fundit e Milanti në Serie A ka ardhur me 31 tetor kundër Romës.

(Kosova Sot Online)