Komplimente nga Guardiola: Bernardo Silva është lojtari më i mirë

  • S.A /
  • 02 December 2021 - 09:00
Komplimente nga Guardiola: Bernardo Silva është lojtari më i mirë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka lartësuar Bernardo Silvën duke e quajtur si lojtarin më të mirë në Premierligë, pasi goli i tij i mrekullueshëm i ndihmoi skuadrës së tij ta mposhtë Aston Villën.

Goli i shkëlqyer me vollej i mesfushorit portugez dhe goli i Ruben Dias ia siguruar Cityn një fitore të ngushtë 2:1 të mërkurën mbrëma, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i Chelseat: I vodhëm 3 pikë në Watford.

Ndihmoni në parandalimin e sulmeve në zemër që nga sot!

Ollie Watkins i ktheu vendasit në lojë dhe pavarësisht se skuadra e Steven Gerrard e bëri kampionin në fuqi të djersitet mirë në pjesën e dytë, nuk ia doli ta gjejë golin e barazimit.

City renditet në vendin e dytë në Premierligë, një pikë mbrapa liderit Chelsea dhe një më shumë se Liverpooli.

Pas ndeshjes, Guardiola i thuri lavde Silvën për ndikimin e tij në suksesin e Cityt.

“Ai është më i miri. Ai ka qenë më i miri edhe në dy apo tri sezonet e kaluara”, tha Guardiola.

Ai shtoi: “Ai e ka një aftësi të veçantë për të bërë çfarë t’i dojë qejfi me topin. Ishte goli i mrekullueshëm ndaj një portieri shumë të mirë”.

(Kosova Sot Online )