Lexoni edhe:
Trajneri i Chelseat akuzon: I vodhëm 3 pikë në Watford
Anthony Joshua thotë se vijon të ndihet i zemëruar me veten, pas humbjes kundër Oleksandr Usyk, por këmbëngul se ajo disfatë po e nxit çdo ditë për t’iu hakmarrë ukrainasit.
Joshua u mposht nga Usyk dhe i humbi titujt e botës në kategorinë e rëndë WBA, WBO dhe IBF në shtator.
Ajo ishte vetëm humbja e dytë e Joshuas në karrierë.
Trajneri i Chelseat akuzon: I vodhëm 3 pikë në WatfordLexoni edhe:
Rimeçi mes tij dhe Usyk pritet të zhvillohet në fillim të vitit 2022 dhe Joshua thotë se mezi pret të hakmerret për atë humbje dhe të bëhet kampion i botës për herë të tretë.
“Unë e di se mund të jem më i mirë se atë natë”, tha Joshua, 32-vjeçar, për BBC Sport.
“Është më e lehtë të thuash sesa ta bësh, por në zemër dhe në shpirt, në tru dhe në trup, ndiej vërtet se kam shumë për të dhënë”, shtoi britaniku.
“Jam i zemëruar. Zemërimi po rritet, por po më nxit çdo ditë”.
(Kosova Sot Online )