Xavi e ka seriozisht për Cavanin, Barcelona kontakton vëllain e lojtarit

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 09:14
Xavi e ka seriozisht për Cavanin, Barcelona kontakton vëllain e lojtarit

Edi Cavani mund të përfundojë në Barcelonë.

Problemet me zemër të Sergio Agueron kanë shtyrë Barcelonën që të mendojë për një sulmues në merkaton e janarit, ani pse në skuadër kanë De Jongun, lojtar që nuk i beson shumë trajneri i ri, Xavi.

Dëshira e madhe e Xavit është Edinson Cavani i Manchester United.

Cavani nuk po luan shumë në Old Trafford dhe pa u menduar dy herë, do t’i thoshte po ofertës së Barcelonës nëse klubet merren vesh.

Madje, sipas El Chiringuito de Jugones, Barcelona tashmë ka nisur bisedimet, pasi ka telefonuar vëllain e lojtarin dhe kanë folur për mundësinë e një transferimi.Barça nuk mund të shpenzojë para shumë në janar, derisa kontrata i skadon lojtarit në qershor të vitit 2022. 

(Kosova Sot Online )