Askush si Cristiano Ronaldo, Messi ka përpara Bicanin dhe Pelen

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 09:33
Askush si Cristiano Ronaldo, Messi ka përpara Bicanin dhe Pelen

801 gola në karrierë si futbollist profesionist, Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkruajë historinë ani pse tashmë 36-vjeçar.

Derisa shumë futbollistë i varin atletet edhe më herë se në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të luajë në nivele të larta dhe të shkruajë historinë.

Dy golat e mbrëmshëm kundër Arsenalit ishin i 800-ti dhe 801-ti në karrierën e tij si profesionist, duke lënë shumë prapa legjenda të futbollist.

Sipas MARCA, pas Ronaldos kanë mbetur legjendat si Josef Bican me 759 gola dhe Pele me 757.

Derisa Messi, që pak ditë më parë e fitoi Topin e shtatë të Artë, renditet i katërti me 756, pra një gol larg Peles dhe shumë larg CR7. 

(Kosova Sot Online )