Michael Carrick i jep lamtumirën Manchester United

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 10:08
Michael Carrick i jep lamtumirën Manchester United

Sfida mes Manchester United dhe Arsenal ishte e fundit për Michael Carrick si trajner i parë i djajve të kuq, por edhe e fundit në përgjithësi në stafin e United.

Bruno Fernandes që ia dedikoi fitoren pikërisht ish-mesfushorit që mbylli kështu aventurën si trajner i përkohshëm me 2 fitore dhe 1 barazim dhe tashmë nuk do të jetë më as në rolin e ndihmësit siç ka bërë me Ole Gunnar Solskjaer.

Pas ndeshjes, që United e fitoi 3-2, Carrick tha se ka marrë këtë vendim për familjen.

Ai zbuloi se i kishte premtuar familjes së tij se kur t’i varë atletet, do të lë anash futbollin për të qëndruar me ta, gjë që nuk e bëri për shumë vite duke qenë në stafin e klubit, por ndjen se tani është fundi dhe do të shijojë kohën me familjen.

Si lojtar me Manchester United, Carrick është aktivizuar për 12 vite nga 2006-ta deri në vitin 2018 duke fituar 5 tituj të Premierligës, një UEFA Champions League dhe shumë të tjerë.

(Kosova Sot Online )