Sot luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, ditë shumë e vështirë për Barcelonën dhe Xavin

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 10:28
Sot luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, ditë shumë e vështirë për Barcelonën dhe Xavin

Ditën e sotme luhen ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Champions, ku ende ka shumë për t’u vendosur.

Padyshim që me shumë interes pritet se çfarë do të ndodhë në grupin E, ku Bayern është i kualifikuar dhe sonte do të përballet me Barcelonën e cila do vetëm fitore për të mos shpresuar tek ndeshja tjetër e grupit mes Benficës dhe Dinamo Kiev.

Ka ende për t’u përcaktuar edhe në grupin F, ku Manchester United ka siguruar kulifikimin, ndërsa gara për vendin e dytë mbetet e hapur.

Asgjë nuk është vendosur grupin G, ku të gjitha janë skuadrat janë në garë dhe gjithçka do të përcaktohet sonte. Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

Juventus – Malmo (18:45)
Zenit – Chelsea (18:45)
Atalanta – Villarreal (21:00)
Bayern Munich – Barcelona (21:00)
Benfica – Dynamo Kiev (21:00)
Man.United – Young Boys (21:00)
Salzburg – Sevilla (21:00)
Wolsburg – Lille (21:00) 

(Kosova Sot Online )