Kosova U-19 dhe Shqipëria U-19 mësojnë rivalët për Kampionatin Evropian

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 14:10
Kosova U-19 dhe Shqipëria U-19 mësojnë rivalët për Kampionatin Evropian

Shqipëria U-19 dhe Kosova U-19 janë njohur sot me rivalët që do të kenë përballë në eliminatoret e Europianit 2022-2023. Në shortin e hedhur nga UEFA gjatë ditës së sotme, Shqipëria është rreshtuar në Grupin 7, derisa Kosova në Grupin 3.

Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë. Në Grupin 7 Shqipëria do të ketë punë me Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë.Në anën tjetër, Kosova do të ketë punë në Grupin 3 me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.

(Kosova Sot Online )