Ernest Muçi lë prapa shqetësimet, rikthehet në stërvitje me Legian

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 12:21
Ernest Muçi lë prapa shqetësimet, rikthehet në stërvitje me Legian

Ernest Muçi djeg etapat dhe kthehet në stërvitje me Legian e Varshavës.

I dëmtuar në sfidën e raundit të 5-të të fazës së grupeve në Europa League në transfertën ndaj Leicester City në Angli, sulmuesi i kombëtares shqiptare është kthyer në stërvitje ditën e premte edhe pse te Legia rreth dy javë më parë dolën me një njoftim që Muçi do të mungonte për disa javë.

Mbetet për t’u parë nëse Ernest Muçi do të jetë i gatshëm për Legian që po zhvillon një sezon shumë të dobët teksa ndodhet në zonën e rënies nga kategoria që në takimin e kësaj të diele ndaj Wisla Plock apo rikthimi i tij do të shtyhet për takimin e së mërkurës ndaj Zaglebies.

Në këtë sezon në kampionat ish-sulmuesi i Tiranës ka shënuar 4 gola me Legian.

(Kosova Sot Online)