Momenti magjik i Viniciusit që e bëri Correan të dukej si lojtar i nivelit amator

  • S.A /
  • 13 December 2021 - 11:59
Momenti magjik i Viniciusit që e bëri Correan të dukej si lojtar i nivelit amator

Vinicius Junior e bëri Angel Correan të dukej paksa si lojtar të nivelit amator me një lëvizje mjeshtërore gjatë derbit të Madridit.

Braziliani pati paraqitje fantastike teksa Real Madrid mposhti Atletico Madridin 2-0 për të thelluar epërsinë e tyre në krye të La Ligës të dielën.

Golat nga Karim Benzema dhe Marco Asensio siguruan fitoren për skuadrën e Carlo Ancelottit pasi ata kalojnë tetë pikë përpara Sevillës që është në vendin e dytë. 

Vinicius asistoi në të dy golat, duke asistuar te francezi për golin e parë të shënuar në minutën e 16-të përpara se të bënte një tjetër asist te Asensio në minutën e 57-të.

21-vjeçari ishte një kërcënim gjatë gjithë ndeshjes për skuadrën e Diego Simeones, duke krijuar më së shumti raste në ndeshje (katër).

Ai gjithashtu prodhoi një moment magjie që e bëri Correan të dështonte gjatë lojës në përballjet mes tyre.

Në pjesën e dytë, Vinicius bëri që Correa të rrëzohet në fushë me një lëvizje mashtruese sa nga e djathta në të majtë.

Argjentinasi u përpoq të ndiqte lojtarin e Realit, por e gjeti veten të rrëzuar në fushë dhe natyrisht se ky moment u bë viral në internet. 

(Kosova Sot Online )