Pesë klube të mëdha e duan De Jongun, thotë babai i yllit të Barcelonës

  • S.A /
  • 14 December 2021 - 09:07
Pesë klube të mëdha e duan De Jongun, thotë babai i yllit të Barcelonës

Pesë klube të mëdha të Evropës kanë pyetur për shërbimet e Frenkie de Jongut të Barcelonës, por babai i mesfushorit holandez thotë se largimi i tij ka pak gjasa të ndodhë.

De Jong është përballur me kritika këtë sezon për paraqitjet e tij në Camp Nou, në një kohë kur Barça po vuan dukshëm në La Liga dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën grupore.

Për 24-vjeçarit është përfolur në mediat spanjolle si njëri prej futbollistëve që mund të shitet për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës financiare dhe babai i tij thotë se interesimi për të është shumë i madh.

Megjithatë, John de Jong këmbëngul se kalimi i tij në Manchester United apo Bayern Munich nuk mund të ndodhë për shkak: “Se moti është shpesh i keq atje. Natyrisht që në pyetje është futbolli, por nuk ka rëndësi”.

“Natyrisht, e di se Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e madhe për De Jongun do të ndihmonte, por nuk mendoj se do të ndodhë tani. Edhe pse pesë ekipe të mëdha evropiane na kanë telefonuar”, shtoi ai.

De Jong është i pazëvendësueshëm në formacionin e Xavit, pasi i ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

(Kosova Sot Online )