Arsenali ia heq shiritin e kapitenit Aubameyangut

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 14:07
Arsenali ia heq shiritin e kapitenit Aubameyangut

Klubi anglez, Arsenal ka konfirmuar se Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiten i “Topçinjve”.

Kjo ndodhi për shkak të thyerjes së rregullave disiplinore nga sulmuesi gabonez.

Arsenali gjithashtu deklaroi se Aubameyang nuk do të konsiderohet për përzgjedhje për ndeshjen e së mërkurës kundër West Ham United.

“Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni ynë, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që të gjithë kemi vendosur dhe rënë dakord”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

Aubameyang nuk ishte pjesë e ekipit për ndeshjen e së shtunës ndaj Southamptonit, pasi siç po raportohet ai udhëtoi jashtë vendit për të bërë një tatuazh, duke humbur kështu stërvitjen. 

(Kosova Sot Online)