Lewandowski e barazon edhe një rekord tjetër të të madhit Muller

  • S.A /
  • 15 December 2021 - 09:06
Lewandowski e barazon edhe një rekord tjetër të të madhit Muller

Robert Lewandowski e ka barazuar rekordin e Gerd Mullerit për më së shumti gola të shënuara brenda një viti kalendarit, në fitoren e thellë të Bayern Munich kundër Stuttgart.

Lewandowski i shënoi dy gola një fitoren e thellë të Bayernit 5:0 kundër Stuttgartit të martën në Bundesligë.

Me ato dy gola ai e arriti shifrën e 42 golave në vitin 2021, me të cilat e barazoi rekordin e Mullerit nga viti 1972.

Tre golat e tjerë për Bayernin i shënoi Sergej Gnabry.

Lewandowski mund ta bëjë për vete këtë rekord në ndeshjen e fundit të Bayernit këtë vit, të premten kundër Wolfsburg.

Në maj, sulmuesi polak kishte shënuar gol në minutën e fundit të sezonit 2020/21 për ta thyer rekordin e Mullerit për më së shumti gola brenda një sezoni në Bundesligë.

Bayern Munich tani e ka rritur në nëntë pikë epërsinë ndaj Dortmundit në krye të Bundesligës. 

(Kosova Sot Online )