Guardiola thyen rekord në fitoren e City 7:0 kundër Leeds

  • S.A /
  • 15 December 2021 - 09:10
Guardiola thyen rekord në fitoren e City 7:0 kundër Leeds

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka thyer një rekord në Premierligë, pas fitores shkatërruese të skuadrës së tij 7:0 kundër Leeds United.

Plot gjashtë futbollistë të ndryshëm shënuan gol në fitoren plotësisht dërrmuese të City kundër Leedsin në Etihad të martën.

Kevin de Bruyne shënoi dy gola, ndërsa  Phil Foden, Jack Grealish, Riyad Mahrez, John Stones dhe Nathan Ake shënuan nga një herë.

Goli i parë në ndeshje i shënuar nga Foden ishte i 500-ti i shënuar nga skuadra e Guardiolës në Premierligë.

City i Guardiolës arriti t’i shënojë 500 gola në vetëm 207 ndeshje në Premierligë, gjë që e bën atë spanjollin trajnerin që e arrin më së shpejti këtë numër golash.

Ky rekord mbahej nga Jurgen Klopp, Liverpooli i të cilit i shënoi 500 gola në 234 ndeshje.

(Kosova Sot Online )