Erikseni dhe Interi pajtohen për shkëputjen e marrëveshjes

  • S.A /
  • 15 December 2021 - 11:15
Erikseni dhe Interi pajtohen për shkëputjen e marrëveshjes

Christian Eriksen është njëri nga futbollistët më të dashur të tifozëve i cili në Kampionatin Evropian këtë verë shfaqi probleme me zemrën. Në ndeshjen që Danimarka po zhvillonte kundër Finlandës, Eriksen u rrëzua në fushë duke shqetësuar gjithë opinionin publik.

Pas këtij incidenti, lojtari danez impantoi një defibrilator kardiak për të parandaluar që e njëjta situatë të mos i ndodhë në të ardhmen.

Në Itali nuk lejohet që një futbollistë të luaj me defibrilator kardiak, duke bërë që Eriksen dhe Inter të mendojnë edhe prishjen e marrëveshjes mes tyre.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, Interi dhe lojtari danez kanë rënë dakord për të prishur kontratën, ku 29-vjeçari duke shumë afër lamtumirës së futbollit italian.

Para fundit të vitit pritet një konfirmim zyrtar nga Coni, Komiteti Olimpik Italian, se gjendja shëndetësore e Eriksen nuk lejon vazhdimin me Interin. Divorci pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm dhe më pas danezi mund të luajë diku tjetër. Interi përfiton nga paratë e FIFA-s që paguajnë danezin për një vit. 

(Kosova Sot Online )