Rikthimi te dashuria e parë, Hazard afër klubit ku u shpall kampion

  • S.A /
  • 16 December 2021 - 11:02
Rikthimi te dashuria e parë, Hazard afër klubit ku u shpall kampion

Në verën e vitit 2019, Real Madrid vendosi të shpenzonte plot 115 milionë euro për të transferuar në Spanjë, Eden Hazard.

Pritshmëritë për belgun që iu bashkua Los Blancos nga Chelsea, ishin të mëdha ndërsa kishte mbërritur në Bernabeu me statusin e zëvendësuesit të Cristiano Ronaldos. Diçka që sulmuesi nuk ia doli ta bënte kurrë.

Problemet fizike ishin të shumta, ndërsa në sezonin aktual, 30-vjeçari ka përfunduar në një lojtar stoli të trajnerit Carlo Ancelotti. I njohur mbi situatën dhe idetë e trajnerit italian, Hazard duket se është gati për një tjetër lëvizje të bujshme. Fjala është për nië rikthimi në Francë, te skuadra e Lille.

Kujtimet e futbollistit te ky ekip janë shumë të mira teksa me këtë skuadër është aktivizuar për shtatë viti nga 2005 deri në 2012-tën, ndërsa ka fituar edhe një titull kampion si dhe një Kupë. Mundësinë e një rikthimi e ka pranuar edhe vetë presidenti i Lille, Olivier Letang, i cili për L’Equipe thekson se nuk është i pamundur një rikthim i Hazard.

“Një rikthim i Hazard? E di që duket sikur është diçka e pamundur të ndodhë, por mua nuk më duket edhe aq e pamundur. Ai është një futbollist i pabesueshëm, por ta i është në kontratë me Real Madrid”, u shpreh Letang. Si pjesë e Lille, përveç trofeve, Hazard ia ka dalë të shënojë edhe 50 gola.

(Kosova Sot Online )