Frikë për një shpërthim të Covid-19 në Real Madrid

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 12:30
Frikë për një shpërthim të Covid-19 në Real Madrid

Real Madridi druhet se një valë rastesh të shumta me Covid-19 mund të ketë shpërthyer tashmë brenda skuadrës.

Real Madridi është duke marrë masa të mëdha parandaluese në qendrën stërvitore Valdebebas, pasi Marcelo dhe Luka Modric dolën pozitivë në testet për koronavirusit të mërkurën.

Të hënën kishin dalë pozitivë edhe basketbollisti Thomas Heurtel dhe trajneri i basketbollit Pablo Laso, të cilët stërvitën në Valdebebas, po ashtu.

Sipas mediave spanjolle, klubi pret që në testet e sotme, enjte, të dalin pozitivë edhe më shumë lojtarë.

Prandaj, drejtuesit e klubit kanë marrë masa shtesë për t’u siguruar që të tjerët të mos infektohen dhe të parandalohet ndonjë valë e pakontrollueshme rastesh.

Marcelo dhe Modric do të mungojnë kundër Cadizit të dielën dhe kundër Athletic Bilbaos të mërkurën, pra në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit për vitin 2021.

Sipas ligjeve në Spanjë, personat që rezultojnë pozitivë për Covid-19, duhet të ngujohen për 10 ditë. 

(Kosova Sot Online)