Tensione te Napoli për Insignen, agjenti paralajmëron largimin pas ofertës së “papranueshme” të De Laurentiis

  • S.A /
  • 17 December 2021 - 10:00
Tensione te Napoli për Insignen, agjenti paralajmëron largimin pas ofertës së “papranueshme” të De Laurentiis

Ditët kalojnë dhe Lorenzo Insigne e sheh veten gjithnjë e më shumë larg Napolit, skuadër në të cilën është edhe kapiten, pasi në verën e ardhshme i skadon kontrata dhe deri tani nuk ka një marrëveshje rinovimi.

Nga një janari, sulmuesi italian është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen e tij, ndërsa menaxheri i tij, Vincenzo Pisacane ka sqaruar edhe ecurinë e negociatave me Napolin, duke paralajmëruar këta të fundit.

“Oferta e De Laurentiis nuk është e pranueshme dhe nuk respekton aspak kontributin e Insignes. Nga një janari ai është i lirë, megjithatë ne kemi vendosur që gjithë janarin t’i japim kohë klubit të Napolit, për të gjetur një zgjidhje që kënaq të gjithë palët. Nëse kjo zgjidhje nuk do të vijë, atëherë nga data 1 shkurt, do të shqyrtojmë ofertat që na vijnë, për të zgjedhur më të mirën”, deklaroi menaxheri i Insignes.

(Kosova Sot Online )