Shtyhet një tjetër ndeshje e Man United për shkak të COVID-19

  • S.A /
  • 17 December 2021 - 10:03
Shtyhet një tjetër ndeshje e Man United për shkak të COVID-19

COVID-19 ka pushtuar klubet.

Ka disa xhiro që Manchester United nuk ka luajtur dhe s’do të zbresë në fushë as këtë vikend.

Lajmin e ka konfirmuar Premierliga, duke treguar se situata me koronavirusin po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.

Te djajtë e kuq janë disa lojtarë të infektuar, te Chelsea mbrëmë u zyrtarizua para ndeshjes që zhvilloi së paku katër lojtar të infektuar, te Liverpooli gjithashtu para takimit u zbuluan se Van Dijk dhe Fabinho mund të jenë të infektuar dhe shumë të tjerë.

Kështu, për të mos rrezikuar, Premierliga ka shtyrë sfidën e United me Brighton, që është në mesin e pesë takimeve të shtyra – pasi s’do të luajnë as Leicester, as Tottenham etj.

(Kosova Sot Online )