Klubi i Notit ‘Step’ akuzon rëndë Federatën e Notit të Kosovës

  • S.A /
  • 17 December 2021 - 10:06
Klubi i Notit ‘Step’ akuzon rëndë Federatën e Notit të Kosovës

Klubi i Notit ‘Step’ ka reaguar me anë të një postimi në Facebook lidhur me kampionatin botëror të Notit për moshat e reja ku po merr pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës në Not me 4 sportistë.

“FNK, s’do koment se pa kurrfarë procedurash dhe për motive të ulta (interesa personale, hakmarrje, xhelozi, inate, teke, padijeni etj…) i ka ndëshkuar, madje në kundërshtim me kornizën ligjore të RKS për fushën e sportit dhe atë ndërkombëtare FINA. Janë trukuar Rezultatet sportive dhe është manipuluar sistemi i tërë sportiv, duke mashtruar edhe opinionin publik”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Klubit të Notit ‘Step’.

Reagimi i plotë i KN ‘Step’:

KN STEP

Prononcim për opinionin sportiv, publik dhe institucional lidhur me:

“15th FINA ËORLD SËIMMING CHAMPIONSHIPS (25m) 2021, ABU DHABI – UAE, 16-21/12/2021”, ku merr pjesë përfaqësuesja e RKS në Not me 4 sportist (2M + 2F), të cilëve u shprehim tifo sportive për përfaqësim sa më të mirë dhe suksese për rezultatet e tyre sa më të mira.

Duke i’u referuar sportit të notit me specifikat që ka, pritshmëria për “çudira sportive”, në aspekt të rezultateve, të gjithë e dijnë, madje edhe vetë sportistët se sado që të luftojnë në arënë, as përafërsisht nuk do të arrijnë Rezultatet e Ekipit meritorë që është në Kosovë, Mal Gashi, Eda Zeqiri, Era Budima, Jona Beqiri dhe trajneri Besart Shala…!?

Të nderuar,

Sipar rregullave FINA zyrtare

– Periudha kualifikuese 01 Mars 2019 deri 28 Nëntor 2021

– Garat kualifikuese përmbrenda kësaj periudhe në nivel Vendor, Europian dhe Botëror (FINA)

– Për botërorin e lartëcekur valide janë Rezultatet në pishina 25m dhe pishina 50m.

FNK përcaktoi se valid janë vetëm rezultatet nga e ashtuquajtura garë, kampionat në pishinën Zenit, ku sportisti Mal Gashi as që e kishte mundësinë për të garuar për çka e kemi përgatitë, 1500m Stil i Lirë!? Ndërsa sportistes Eda Zeqiri nuk i mirren për bazë asnjë rezultat nga periudha kualifikuese dhe garat zyrtare në nivel Botëror, të organizuara nga FINA e madje as i Lojërave Olimpike!?

FNK po na kthen në kohë të errëta, periudhën para pranimit të Sportit të RKS 2015, e po na jep mesazh se “garat e mahallës” janë mbi ato ndërkombëtare.

Ju lutemi për mirëkuptim nëse ju sfidojmë me pyetjen më relevante: nëse në garat e organizuara nga FNK në pishinën Zenit do të arrihej apo sfidohej Norma Olimpike apo çfarëdo Norme e garave FINA dhe LEN a do të ishte ndërkombëtarisht e pranuar!? Nëse do të ishte Rekord Europian apo Botëror, a do të ishte e pranuar!? GARANTOJ se jo, përderisa nuk përmbushen kushtet për të qenë Rezultat valid: Refer FINA, pishina, dhe kriteret tjera të përcaktuara……!?

Pyetja në vijim! Me këtë mendësi të kufizuar në FNK, a do të duhej që MKRS gjithë mbështetjen financiar për sport t’a riorientojë në gara të “mahallë” e jo ndërkombëtare, ndërsa KOK në kuadër të strategjive në kuadër të Ciklit Olimpik ti jep prioritet “garave të mahallës dhe përfundimisht imitojmë KORENË E VERIUT me rastin e futbollit – Koreja e Veriut: Brazili = 5:0.

Vetëdija e qytetarit të Kosovës (me përjashtime) dhe institucioneve të saj do të tejkalojnë këtë mendësi të FNK ndërsa ne në STEP i premtojmë sportit: “Normat sportive deri në ato Olimpike dhe jemi në rrugëtimin e duhur që Noti i RKS dhe në përgjithësi i Shqiptarisë përfundimisht do të jetë komunitet i respektuar nga të gjithë.

Pershendetje te gjitheve,

KN STEP

(Kosova Sot Online )