Ancelotti do t’ia japë shansin talentit 19-vjeçar të Realit që pritet të përfitojë nga COVID-19

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 16:44
Ancelotti do t’ia japë shansin talentit 19-vjeçar të Realit që pritet të përfitojë nga COVID-19

Peter Federico González Carmona mund të realizojë të dielën ëndrrën që kishte si fëmijë, të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Carlo Ancelotti e ka ftuar atë për sfidën që Reali do ta zhvillojë me Cadiz.

Madridi vjen në këtë ndeshje me disa mungesa, sidomos në sulm pasi Bale, Asensio dhe Rodrygo kanë dal pozitiv me COVID-19 dhe Peter do të tentojë të përfitojë nga kjo.

AS shkruan se Peter, që është 19-vjeçar, është stërvitur tërë javën me ekipin dhe ka impresionuar Ancelottin, dhe mund të luftojë me Rodrygon e Asension për një vend në sulmin e Los Blancos.

Ai është ftuar për sfidën e nesërme dhe shpreson të ketë minuta dhe të debutojë me ekipi ë fëmijërisë. 

(Kosova Sot Online)