Ja pse goli i barazimit i Milanit kundër Napolit u anulua

  • S.A /
  • 20 December 2021 - 10:29
Ja pse goli i barazimit i Milanit kundër Napolit u anulua

Goli i barazimit i Milanit në çastet e fundit kundër Napolit u shfuqizua nga VAR-i, për shkak se Olivier Giroud ishte aktiv në pozitë jashtë loje. Milani u ankua ndaj vendimit për shfuqizimin e golit të Franck Kessie, por Giroud ishte aktiv në pozitë jashtë loje, pavarësisht se ishte i shtrirë në tokë nën mbrojtësin e Napolit Juan Jesus.

Megjithëse Giroud nuk e preku topin fare, ai e pengoi Jesusin në largimin e topit me praninë e tij në pozitë jashtë loje, prandaj edhe gjyqtari e cilësoi atë aktiv në pozitë jashtë loje.

Rregulli i pozitës jashtë loje thekson:

“Një lojtar në pozitë jashtë loje në çastin kur topi pasohet apo preket nga një bashkëlojtar, penalizohet vetëm nëse bëhet aktiv në lojë duke:

u përfshirë në lojë duke e luajtur apo duke e prekur topin e pasuar apo prekur nga një bashkëlojtarë apo duke ndërhyrë ndaj kundërshtarit duke: e penguar kundërshtarin të luajë me topin apo duke e penguar qartazi vizionin e kundërshtarit apo duke e sfiduar kundërshtarin për top, apo duke tentuar të luajë me topin që e ka afër kur ky veprim ndikon ndaj kundërshtarit”

(Kosova Sot Online )