Presidenti i Bayern Munich: S’ka paga të larta, e pamë çfarë ndodhi me Alaba

  • S.A /
  • 20 December 2021 - 11:02
Presidenti i Bayern Munich: S’ka paga të larta, e pamë çfarë ndodhi me Alaba

Herbert Hainer, president i Bayernit të Munich, ua ka bërë të qartë futbollistëve të klubit, të cilët janë në fund të kontratës dhe kërkojnë përmirëson të ndjeshëm të pagës së tyre për të qëndruar në Bavari, se nuk do të ketë rritje. 67-vjeçari e bëri të qartë se klubi i famshëm gjerman nuk do të prishe ekuilibrat financiarë duke ofruar paga të lartë. Ai mori shembull atë që ndodhi me David Alaban, në njëfarë mënyrë duke u treguar derën atyre që kanë pretendime të tepruara financiare. “Është legjitime që lojtarët duan të paguhen sipas vlerës së tyre, por ne gjithashtu e konsiderojmë legjitime që një klub të thotë se nuk do t’i paguajë ato shuma të larta. Ne e kemi treguar tashmë me Alaban,” shpjegoi Hainer. Presidenti ka shpjeguar edhe situatën kontraktuale të Sules dhe Comanit.

“Ne jemi në bisedime me Sülen. Kingsley e di shumë mirë se çfarë ka në Bayern dhe si është rritur këtu. I kam thënë tashmë Kimmich, por edhe Goretzkas, se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Bayerni. Këtu mund të fitojnë gjithçka,” tha më tej zyrtari i lartë i Bayernit. Pavarësisht se është klubi më i fuqishëm në Gjermani, Bayerni ka një politikë të qartë që shmang pagat shumë të larta. Pikërisht kjo qasje ka bërë që të jetë një skuadër e konsoliduar financiarisht dhe kurrë të mos ketë probleme të rëndësishme ekonomike, që do të vinin në rrezik më pas, projektin sportive.

(Kosova Sot Online )