Vetëm 77% e lojtarëve në Premierligë janë të vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19

  • S.A /
  • 21 December 2021 - 08:52
Vetëm 77% e lojtarëve në Premierligë janë të vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19

Premier League ka konfirmuar se vetëm 77 për qind e lojtarëve të saj kanë marrë të dy dozat dhe janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Shifrat janë përditësuar pasi një sërë testesh dhe rastesh pozitive që detyruan 10 ndeshje të shtyheshin.

Statistikat e publikuara nga Premier League tregojnë se 77 për qind e lojtarëve kanë marrë dy doza, ndërsa 84 për qind kanë bërë një injeksion.

Kjo është një rritje e lehtë nga 68 për qind që kishin marrë vaksinën në tetor, por është ende më e ulët se popullsia mesatare në Angli.

Ata që marrin një dozë është rritur vetëm nga 81 për qind në 84 për qind, që do të thotë se ka ende 16 për qind të lojtarëve të Premier League që janë plotësisht të pavaksinuar.

(Kosova Sot Online )