Joachim Low gati të rikthehet te klubi të cilin e drejtoi 23 vjet më parë

  • S.A /
  • 22 December 2021 - 10:55
Joachim Low gati të rikthehet te klubi të cilin e drejtoi 23 vjet më parë

Fenerbahçja e Mesut Özil është pa trajner. Klubi turk shkarkoi Vitor Pereiran të hënën, në mbrëmje, pas një serie ndeshjesh me rezultate jo të kënaqshme, që i kanë kushtuar shumë pikë të humbura dhe që e largojnë skuadrën nga titulli kampion. Fenerbahçe është në vendin e pestë, 14 pikë prapa Trabzonsporit kryesues në Superligën e Turqisë. Presidenti i klubit, Ali Koc, ka ndërruar tetë trajnerë që kur mori detyrën në sezonin 2018-2019. Tani po kërkon për trajnerin e nëntë. Ali Koçi synon një emër me profil të lartë, për të larguar presionin që vjen nga tifozët. Joachim Löë, ish-trajneri i Gjermanisë, duket se është favorit për ta marrë këtë detyrë. Ai kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të punuar në Turqi, pas ka lidhje të hershme me qytetin e Stambollit dhe e konsideron Fenebahçen klub historik.

Ai u ka rrëfyer miqve të tij që e do me zemër Mesut Ozilin, tashmë pjesë e Fenerbahces, pavarësisht se turko-gjermani u largua me polemika nga përfaqësuesja që në atë kohë drejtohej pikërisht nga Low.

Presidenti Ali Koc është plotësisht i bindur për të diskutuar të gjitha detajet me gjermanin. Joachim Löw ishte trajner i Fenerbahçes në sezonin 1998-1999 dhe më pas ishte trajner në një tjetër klub turk, Adanaspor, në 2000-2001.

(Kosova Sot Online )