Lexoni edhe:
Pamje: Ramos përjashtohet në paraqitjen e tretë për PSG-në
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se Eden Hazard ka filluar të rigjejë formën e vjetër, pasi sulmuesi belg i la mbresa atij në fitoren e vështirë 2:1 kundër Athletic Club.
Dy gola brenda 10 minutave të parë nga Karim Benzema ia siguruar Real Madridit një fitore 2:1 kundër Athletic Club të mërkurën.
Hazard luajti 86 minuta në atë që ishte ndeshja e tij e dytë radhazi si titullar.
Pamje: Ramos përjashtohet në paraqitjen e tretë për PSG-nëLexoni edhe:
Për përfaqësuesin e Belgjikës jeta në Madrid ka qenë goxha e vështirë, pasi Hazard nuk ka arritur asnjëherë ta gjejë formën mahnitëse që e gëzonte në Chelsea.
“Pajtohem, Hazardi është rikthyer”, tha Ancelotti pas ndeshjes, kur u pyet për paraqitjen e belgut.
“Hazardi luajti shumë mirë dhe luftoi fort”, shtoi trajneri italian.
Real Madridi e forcoi pozitën e parë në tabelën e La Ligës, duke i mbledhur 46 pikë pas 19 ndeshjeve, tetë më shumë se Sevilla në vendin e dytë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
(Kosova Sot Online )