Shkaku i COVID-19 shtyhet një tjetër ndeshje në Premierligë

  • S.A /
  • 24 December 2021 - 14:35
Shkaku i COVID-19 shtyhet një tjetër ndeshje në Premierligë

COVID-19 ka pushtuar Premierligën.

Ka disa javë që disa ndeshje të caktuar janë duke u shtyrë shkaku i koronavirusit dhe së fundmi është shtyrë dhe një tjetër.

Burnley-Everton nuk do të zhvillohet, pasi ka disa raste me Covid-19 në skuadrën e Rafa Benitez.

Lajmi është i ditur edhe nga klubet.

Më parë janë shtyrë edhe dy ndeshje të tjera që ishin në plan të luheshin më 26 dhjetor.

Bëhet fjalë për takimet Wolves-Watford dhe Liverpool-Leeds.

Klopp, që ankohej për orarin e ngjeshur, s’do të luajë tani me 26 dhjetor, por ekipi i tij do të zbresë në fushë me 28 dhjetor, nëse nuk ka raste të reja me COVID-19.

(Kosova Sot Online )