Kane e Haaland, në listën e ngushtë të Man Cityt

  • S.A /
  • 29 December 2021 - 14:38
Kane e Haaland, në listën e ngushtë të Man Cityt

“Citizens” nuk kanë hequr ende dorë nga sulmuesi anglez, prioritet mbetet sulmuesi i Dortmundit

Manchester City mbeti së fundmi pa sulmuesin Ferran Torres, të cilin ia shiti Barcelonës.

Por, “Citizens” duket se nuk do të përforcohen në fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit.

Ata janë fokusuar për afatin e verës, kur pritet ta bëjnë së paku një goditje të madhe në sulm, shkruan.

Kampioni aktual anglez nuk është dorëzuar ende për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Ky i fundit ishte pranë transferimit në “Etihad Stadium” verën e kaluar, por gjithçka dështoi në fund.

E krahas përfaqësuesit anglez, City e ka në listë të ngushtë edhe Erling Haalandin.

Për këtë siguron mediumi “ESPN”.

Pra, njëri prej dy sulmuesve, ose që të dy, mund të përfundojë në City gjatë verës që vjen.

(Kosova Sot Online )